Kjo është gjendja shëndetësore e dy zyrtarëve të kryetarit të Haraçinës që sot ishin cak i një sulmi me armë

Drejtori i klinikes torakale, Nexhati Jakupi njoftoi se pacienti i cili iu nënshtrua operacionit, tani është në giendje stabile por natën do të kalojë në kujdes intensiv.

Atij si pasojë e plagëve të rënda gjatë ndërhyrjes është dashur t’i hiqet një pjesë e mushkërisë së djathtë.

“Bëhet fjalë për një pacient 21-vjeçar, me lëndime të marra nga armë zjarri, në pjesën e kraharorit te djathtë. Pacienti ka ardhur ne gjendje shoku, menjëherë është bërë intervenim kirurgjik, është konstatuar lëndim në pjesën e sipërme të mushkërisë se djathtë, është mënjanuar ajo pjesë e mushkërisë. Pacienti për momentin është në gjendje stabile, natën do ta kalojë në kujdes intensiv, në aparat për frymëmarrje”, deklaroi Nexhati Jakupi, Drejtor i klinikes torakale.

I plagosuri tjetër, i moshës 39-vjeçare, është i shtrirë në spitalin e Qytetit dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Lexo edhe:  Mitrovica me aktivitet sizmik të lartë, ndërtesat të rrezikuara përballë tërmeteve