Kjo është gjendja e 30 vjeçarës se lënduar pas ngjarjes tek Rruga B

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën B të Prishtinës, ku një burrë 34-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një grua 30-vjeçare ka mbetur e plagosur si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë.

Drejtori i Klinikës Emergjente Naser Syla ka thënë se gjendja e 30 vjeçares është stabile dhe se s’ka lëndime serioze.

“Po është trajtuar në Qendrën emergjente. Ajo është lëshuar në përcjellje të policisë, s’ka serioze asgjë”, tha ai.

Lexo edhe:  Vedati: Një nuse e mençur, di ta bëjë vjehrrën për vete