Kjo është ftesa që iu dërgua liderëve opozitarë për takim nga Zyra e Kryeministrit Kurti
Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka ftuar në takim liderët opozitarë, për të premtën nga ora 12:00.
Në ftesën e siguruar nga Kanal10, shihet se në emailin e dërguar opozitës, nuk është bërë e ditur se për cfarë është thirrë ky takim,
“Po ju shkruaj në emër të z.Albin Kurti, për të ftuar në një takim të përbashkët, kryetarët e partive politike opozitare. Takimi mbahet këtë të premte, më datë 21 tetor, në ora 12, në zyre të kryeministrit”, thuhet ndër të tjera në ftesë.
Për këtë ftesë, PDK-ja më herët në një përgjigje për Gazetën10, kanë thënë se ende nuk janë përgjigjë për ftesën e sotme, dhe presin të kenë informacione të tjera rreth këtij takimi në mënyrë që të konfirmojnë apo jo pjesëmarrjen.