“Kjo është e tepërt”- E akuzuan se e largoi Bardhin nga ish-menaxhmenti, reagon Sara
Rap-artisti i njohur, Bardhi, pak ditë më parë njoftoi largimin nga SBS Entertainment.
Ai po ashtu tregoi se nuk është më nën menaxhim të Jetmir Agajt, me të cilin punoi mbi katër vjet.
Kjo nisi që në Big Brother VIP Albania 3, pas lidhjes së re të Bardhit me modelen Sara Gjordeni.
Tani pas ndarjes, fansat kanë akuzuar ish-banoren, si një ‘mollë sherri’ ndërmjet tyre.
Ajo nuk ka munguar me një reagim në rrjete sociale, duke qenë se këtë kohë ishte shumë e zëshme në lidhje me çdo raportim.
“Kjo është realisht e tepërt”, ka shkruar ajo.
Bardhi dhe Sara vlen të ceket se po jetojnë bashkë në Tiranë, ku tani po presin edhe një fëmijë.