Burri në Gjilan e bën për spital bashkëshorten e tij, shkak xhelozia

Dyshimet për tradhti shpesh herë shkaktojnë telashe të mëdha në çifte. Zënkat e fjalosjet ka raste kur eskalojnë në fyerje, sharje e dhunë fizike.

Sinjali mëson se një rast i tillë ka ndodhur në fillim të muajit në një familje në Gjilan, ku një grua ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Por ajo vendosi që rastin ta denoncojë 10 ditë më vonë. Sipas 30-vjeçares, ajo ka pësuar lëndime trupore si shkak i dhunës fizike të cilën ia shkaktoi bashkëshorti i saj.

Si pasojë e kësaj, ajo është dërguar në spital për të kërkuar ndihmë mjekësore.

Para hetuesve policorë ajo ka thënë se shkak për dhunën që ka përjetuar është xhelozia e 31-vjeçarit.

Njësitet policore janë vënë në lëvizje, me ç’rast kanë arrestuar të dyshuarin. Me urdhër të prokurorit, 31-vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lexo edhe:  Aksioni i Policisë ndaj barnatoreve në Prishtinë – zbulohen emrat e barnatoreve si dhe emrat e dy pronarëve të arrestuar