Kjo është arsyeja se pse pronari i një restauranti në Sarandë e ndoqi me thikë klientin (VIDEO)

Më herët nga mediat është raportuar se pronari i një restauranti në Sarandë e kishte ndjekur me thikë një klient.

Lidhur me këtë ngjarje është mësuar edhe arsyeja se pse ka ndodhur.

Siç raporton Abcnews.al ngjarja ka ndodhur pasi klienti ishte ankuar për çmimet e larta.

Pas raportimit të mediave, pronari Alban Çovaj, është shpallur në kërkim.

Video👇
https://www.instagram.com/p/Cg9ap49KPko/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Incidente të tilla kishte ndodhur edhe më parë në Shqipëri.

Disa vjet më herët Mihal Kokëdhima bëri të njëjtin gjest ndaj klientëve duke i sharë dhe kërcënuar, madje i ndoqi në rrugë edhe me makinë.

Lexo edhe:  Biznesmeni kosovar: Nga viti i ardhshëm do të marr punëtorë nga Indonezia e Pakistani