Kjo është 28 vjeçarja shqiptare që u vra me armë nga i dashuri

Një 28-vjeçare është vrarë mbrëmë me një plumb në kokë. Ngjarja ndodhi rreth orës 2 në kopshtet e Piazza delle Nazioni, ngjitur me stacionin e trenit, në Savona, shkruajnë mediat italiane.

Ka qenë vetë autori, i cili ka denoncuar vrasjen  duke thënë se ka qëlluar 28-vjeçaren. Shërbimet e emergjencës shkuan menjëherë në vendngjarje, por 28-vjeçarja ishte e pajetë.

Autori i dyshuar u arrestua. Ai është identifikuar si Sefayou Sow, 27 vjeç dhe viktima Danjela Neza, me origjinë shqiptare. Kjo e fundit ishte e punësuar në sektorin e restoranteve. Duket se fundi i lidhjes së tyre është në zanafillën e vrasjes.

Pranë vendit të vrasjes është gjetur pistoleta gjysmë automatike e kalibrit 22. Dyshohet se shkak është bërë fundi i lidhjes mes tyre. Mbrëmjen e djeshme, viktima është grindur me autorin dhe e ka ofenduar.

Dyshohet se 28-vjeçari më pas ka marrë armën nga bagazhi i makinës dhe e ka qëlluar.

Lexo edhe:  Gruaja në Prizren në hall me bashkëshortin abuziv, 50-vjeçari dërgohet në paraburgim pasi shkeli urdhrin e mbrojtjes