Kishte mbaruar studimet për gazetari, kjo është 23-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin tragjik

Sikela Përroj, vajza që shihni në foto është 23-vjeçarja e cila humbi jetën në aksidentin tragjik të ndodhur te rrethrrotullimi i Saukut.

E reja ishte duke udhëtuar me 22-vjeçaren Eriselda Abedini dhe 20-vjeçarin Klevis Ruçaj kur makina e këtij të fundit u aksidentua.

23-vjeçarja Përroj ishte nga Shalsi i Cërrikut dhe kishte mbaruar studimet për degën e Gazetarisë. Ajo jetonte e vetme në Tiranë, ndërsa prindërit i kishte jashtë shtetit.

Rikujtojmë se 20-vjeçari Klevis Ruçaj, shoferi i “ Audit A8” që shkaktoi aksidentin e rëndë në rrethrrotullimin e Saukut, dyshohet se ka qenë duke lëvizur me shpejtësi mbi 260 km/h. Ai ishte i pasionuar pas shpejtësisë së lartë dhe këtë e tregonte edhe në rrjetet sociale.

Lexo edhe:  71 vjeçari nga Opoja, me traktor pastron rrugët e fshatit të mbuluara nga bora