Kishte blerë telefon në vlerë 900 euro, Policia ia konfiskon vushtrriasit pasi rezulton se ishte i vjedhur në Maqedoni

Jo rrallëherë vetura të vjedhura në një shtet tjetër, gjinden në një tjetër.

Veç veturave, në Kosovë po ‘importohen’ edhe telefona të vjedhur.

Një rast i tillë është identifikuar dy ditë më parë në Vushtrri, pas lajmërimit se para një viti në Maqedoninë e Veriut në një mobil-shop, janë vjedhur disa telefona celularë.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë, thonë se vjedhja është kryer më 09 shtator të vitit 2021, derisa njëri nga këta telefona është sinjalizuar në territorin e Republikës së Kosovës, saktësisë në Vushtrri dy ditë më parë.

Telefoni është gjetur në posedim të dëshmitarit, i cili sipas burimeve ka deklaruar se këtë telefon e ka blerë gati një vit më parë në mobil shop “Astriti”, në Vushtrri me vlerë 900 euro.

A.B pronar i këtij mobil shopi, është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për blerja, pranim ose fshehje e sendeve të përfituara me kryerje të veprës penale, derisa telefoni i vjedhur është sekuestruar.

Lexo edhe:  I riu në Gjakovë ushtron dhunë ndaj gruas, viktima rrëfen në Polici se vazhdimisht e ka keqtrajtuar