Kisha Shqiptare “Shën Kozmai” mallkon kishen serbe dhe jep disa vendime kanunore kishtare

 

Kisha Shqiptare “Shën Kozmai”, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se kjo kishë ka vendosur Vendim Kanunor Kishtar ndaj kishës serbe.

Në njoftimin e tyre thuhet se “Shën Kozmai” mallkon kishen serbe.

Sipas tyre, ky vendim parasheh edhe osnjohjen e asnjë dokumenti që lëshohet nga kisha serbe.

Postimi i plotë:

Vendim Kanunor Kishtar!

Me vendim të Këshillit të Kishës Ortodokse Kombëtare Shqiptare dhe me bekimin e kreut të Kishës sonë, zotit at Nikolla Xhufka, është vendosur:

1- Kisha jonë mallkon kishen serbe dhe kreun e saj, Patriarkun Profire.

2- Ndarja kanunore me çdo kishë serbe në Serbi ose në mbarë botën.

3- Shpalljen heretik të çdo kleriku serb.

4- Mosnjohjen e kishës serbe si kishë paqësore të krishterë.

5- Mosnjohjen e asnjë dokumenti që lëshohet nga kisha serbe (certifikata pagëzimi, kurorëzimi etj.)

6- Ndalimin e hyrjes se çdo prifti serb në kishën shqiptare.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Lexo edhe:  Këta janë 22-vjeçari dhe çifti i dyshuar për grabitje në shtëpinë e 81-vjeçarit në Gjilan