“Kijamet” në Dubai, përmbytje të mëdha: Aeroporti mbushet me ujë, anulohen fluturimet, bllokohen rrugët
Në Dubai, shirat filluan gjatë natës, ndërsa erërat e forta çuan në anulimin e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait, një nga më të ngarkuarit në botë dhe shtëpia e linjës ajrore Emirates.
Gjithsej 21 fluturime dalëse dhe 24 në hyrje u anuluan dhe tre fluturime u devijuan në aeroportet e tjera fqinje.
Aeroporti është kthyer në liqen, ndërsa janë përmbytur edhe hotele.