Kiara dhe Luizi kërcënojnë produksionin: Po na e shpifin, nëse e thonë edhe njëherë do dalim

Kiara dhe Luizi mbrëmë kanë kërcënuar produksioni e Big Brother duke folur me njëri-tjetrin rreth 30 minuta në orën 3 të mëngjesit teksa të tjerët ishin duke qëndruar në ambientet e jashtme të shtëpisë.

Këtë herë nuk kanë duruar dot kunjat dhe fërkimet me Olta Gixharin që gjatë darkës së shtruar pas spektaklit, ka provokuar Luizin duke i thënë se përdor dhunë ndaj Kiarës dhe se gjithashtu duhet të dalë.

Kiara ndërhyri në mes duke i thënë “po ty çfarë të duhet se çfarë bën Luizi me mua” por Olta ia ktheu “jam banore e shtëpisë, ja çfarë me duhet”.

Pasi ka akuzuar Luizin sërish për dhunë ky i fundit ka marrë Kiarën dhe kanë shkuar në ambientet e brendshme teksa kanë biseduar me njëri-tjetrin.

Lexo edhe:  Mozzik zbulon statusin e tij: Kam tre vite që jam single