KFOR-i shpërthen në mënyrë të kontrolluar granatën e hedhur në Zyrat e KKZ-së në Veri
Është shpërthyer në mënyrë të kontrolluar granata që u hodh sot në zyrën e Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicë të Veriut, raporton Radio Kontakt Plus.
Shpërthimin e kontrolluar e ka bërë ekipi i KFOR-it i specializuar për mjete eksplozive.
Për shkak të shpërthimeve të shpeshta u mbyll një rrugë për qarkullim, derisa për shkaqe sigurie gazetarët u detyruan të kalojnë në Mitrovicë të Jugut.
Tensionet në Veri ndodhën pasi qytetarët serbë nuk lejuan sot që zyrtarët komunal të zgjedhjeve të kryejnë detyrën e tyre lidhur me zgjedhjet lokale që do të mbahen me 18 dhjetor.