KFOR-i largon kamionët e djegur te “Kërshi i Dudës” në Zveçan

Pas heqjes së barrikadave në Veri të Kosovës, kanë mbetur dy kamionë të djegur të cilët ishin vendosur në Zveçan te vendi i njohur si “Kërshi i Dudës”, e të cilë do ti heq sot KFOR-i.

Vendosja e barrikadave nga serbët në veri kishte nisur me 10 dhjetor ku edhe ishin vendosur 16 soshë si shkak i arrestimit të ish-policit të Kosovës Dejan Pantiq.

Por pas lirimit të tij në arrest shtëpiak, u hoqën edhe barrikadat nga serbët.

“Misioni i KFOR-it po zhvillon operacione inxhinierike në veri të Kosovës për largimin e disa automjeteve të bllokuara në rrugë dhe për rikthimin e lirisë së lëvizjes në përputhje me mandatin e saj të OKB-së”, njofton KFOR-i.

Lexo edhe:  Dy aktorët e njohur bëhen bashkë, kësaj radhe mbushin kamionët me ndihma për të prekurit nga tërmeti