KFOR-i e konfirmon: Tre ushtarë hungarezë u plagosën me armë zjarri

Misioni i KFOR-it e ka konfirmuar se tre ushtarë hungarezë janë plagosur me armë zjarri gjatë ditës së djeshme në veri të Kosovës.

Sipas njoftimit, ushtarët e lënduar nuk janë në rrezik për jetën.

“Numri i paqeruajtësve të plagosur gjatë dhunës së paprovokuar të djeshme në komunën e Zveçanit është 30. 11 ushtarë nga kontingjenti italian dhe 19 nga kontingjenti hungarez kanë pësuar lëndime të shumta, duke përfshirë thyerje dhe djegie nga mjetet ndezëse shpërthyese të improvizuara. Tre ushtarë hungarezë u plagosën nga përdorimi i armëve të zjarrit. Lëndimet e tyre nuk janë të rrezikshme për jetën”- thuhet mes tjerash në komunikatën e KFOR-it.

Për këto sulme, Policia ka konfirmuar se janë arrestuar pesë persona. Megjithatë, nuk dihet nëse të njëjtit janë ata që kanë gjuajtur me armë.

Lexo edhe:  Bardhi marton motrën, Sara publikon momentin prekës