KFOR-i del kundër Sveçlës, thotë se çdo vendim për Urën e Ibrit duhet të diskutohet në dialog

Misioni i KFOR-it ka deklaruar se çdo vendim për hapjen e Urës së Ibrit duhet të ndodh në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Njësitë e KFOR-it mbajnë një prani të përhershme, fikse në urë dhe vazhdojnë të kryejnë patrullime të rregullta në zonat përreth për të garantuar stabilitet dhe siguri, për të mirën e të gjitha komuniteteve lokale”.

KFOR bën të ditur se komandanti Ozkan Ulutas, është njoftuar nga drejtori i policisë se në urën kryesore të Ibrit do të ketë një inspektim teknik nga afër.

Para hapjes, Qeveria e Kosovës do të bëjë edhe një testim lidhur me kapacitetin e qarkullimit të automjeteve dhe kamionëve, ku për këtë ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës i ka ndarë afro 10 mijë euro.

Se ura do të hapet ka thënë sot edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, teksa për këtë çështje ka folur nga veriu i vendit.

Lexo edhe:  Olta Gixhari me ironi tregon çfarë duhet të bëjnë shqiptarët për fenomenin Luiz