Këto janë tabletat që Naim Murseli refuzoi nga Psikiatria Forenzike

Shpend Haxhibeqiri, ish-drejtor i Psikiatrisë Forenzike në QKUK, po vazhdon dëshminë e tij në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur me raportin psikiatrik për Naim Murselin, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

Haxhibeqiri ka shpjeguar se “Psikopharmak” janë preparate ose tabletë farmakologjike të cilat përdoren për çrregullime mendore, ndonjë vështirësi mendore, shqetësim, pagjumësi, gjendje ankthi ose ndonjë stres apo traumë të përjetuar.”

Sipas ekspertit, Murseli gjatë qëndrimit në klinikë ka refuzuar marrjen e tabletave, edhe pse i ishte ofruar mundësia të merrte medikamentet në formë tableti nëse do të kishte nevojë.

“I njëjti ka thënë se janë të panevojshme, andaj edhe nuk janë përshkruar në listën e aparaturës”, ka shtuar Haxhibeqiri.

Eksperti ka deklaruar gjithashtu se në momente të caktuara, Murseli reflekton disponim depresiv.

“Në momente të caktuara, reflekton disponim depresiv. Në bazë të kondiktave penale, nuk mund të dalë kur dëshiron, nuk mund të hajë çfarë të dojë, është i kushtëzuar. Nuk mund të hajë picë ose hamburger nëse dëshiron; për këtë arsye, është i prezantuar me disponim depresiv.”, tha Haxhibeqiri para trupit gjykues.

Lexo edhe:  Veturat e grupit të Radoiçiqit tani në përdorim nga Policia e Kosovës