Këto janë motelet nën hetim për dhunimin e 11-vjeçares
Vajza e mitur e moshës 11-vjeçare në Prishtinë gjatë ditëve të muajit qershor ka përjetuar tmerrin, duke u keqpërdorur seksualisht nga tetë persona.
Ndaj këtyre të fundit tashmë është ngritur aktakuzë dhe ata akuzohen për disa vepra penale.
Driton Rrahmani, Gëzim Sadiku, Blendin Sadiku, Behlul Rrahmani, Egzon Sadiku, Muhamet Restelica, Flamur Sadiku dhe Muhamet Sadiku, dyshohen se qershorin e vitit të shkuar kanë endur dorë më dorë të miturën, duke e dhunuar seksualisht, ani pse ajo kishte vetëm 11 vjet.
Të gjitha këto akte të tmerrshme dyshohet se i kanë kryer në disa motele në komunën e Obiliqit.
Siç raporton Sinjali bëhet fjalë për motel ‘Covana’ në Milloshevë, motel ‘Europa’ në Shkabaj, ‘Villa Green’ dhe motel ‘Shpati’ në Shkabaj.
Ky është një tjetër dështim i shtetit, pasi që motelet që frekuentohen për pushim dhe fjetje, e të cilat në shumë raste janë strehë e përdhunimeve dhe keqpërdorimeve seksuale, nuk mbikëçyren as kontrollohen nga askush.
Prandaj funksionimi në një mënyrë të tillë, ku asnjë prej punonjësve të këtyre bizneseve nuk e pyet klientin për moshën që ka, është një indikator që veprat e tilla të tmerrshme të përsëriten.