Këta janë të rinjtë që vdiqën në aksidentin e tmerrshëm në Ferizaj, njëri 21 vjeçar

Katër persona kanë vdekur në një aksident të rëndë që ka ndodhur mes tri veturave para rreth një ore në rrugën Ferizaj-Shtime.

Lajmin e ka konfirmuar Policia Rajonale në Ferizaj dhe kanë njoftuar se vdekjen e viktimave e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë Sinjali ka mësuar se tre nga katër persona e vdekur janë, Arlind Isufaj, 21-vjeçar, Mergim Behluli, 23-vjeçar dhe Armend Muhadini, 39-vjeçar.

Dyshohet se dy të vdekurit janë nga fshati Mollopolc, dy nga fshati Dramijak.

Lexo edhe:  ​25 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës