Këta janë të dyshuarit për tjetërsim të parcelës në Veternik në vlerë të 10 mln euro, i shitën pronat me mashtrime

Krimet Ekonomike para dy ditësh kanë njoftuar për arrestimin e një personi, që dyshohet për tjetërsimin e një prone në Veternik, në vlerë mbi dhjetë milionë euro përmes dokumentit të falsifikuar.

I dyshuari është ndaluar nën dyshimin për kryerjen e disa veprave penale, teksa një tjetër person i përfshirë ndodhet në arrati, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se dy të dyshuarit janë Afrim Gashi (i arrestuar)i cili dyshohet se në bashkëveprim me të dyshuarin Ylber Hyseni, i cili gjendet në arrati, po dyshohen se kanë falsifikuar dokumente, me ç’rast kanë arritur të tjetërsojnë një parcelë në vlerë të 10 milionë eurove.

Të njëjtit më pas dyshohen se i kanë bartur pronat në emër të tyre, i kanë parcelizuar dhe i kanë shitur ato te personat e tretë përmes mashtrimit.

Gjatë zbatimit të urdhëresës, ku është realizuar kontroll në dy lokacione të ndryshme, në një shtëpi dhe në një lokal, nën dyshimin se janë shfrytëzuar për përpilimin e dokumenteve të falsifikuara, Policia ka gjetur edhe armë.

Në shtëpinë e Gashit janë sekuestruar mbi pesë armë, dhjetëra fishekë, mijëra euro në valuta të ndryshme, si dhe prova të tjera që do të shfrytëzohen si dëshmi lidhur me rastin.

“Hetimi lidhur me këtë rast ka filluar bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë pas dyshimeve të bazuara se i dyshuari A.G. mashkull/ kosovar në bashkëveprim me të dyshuarin Y. H. i cili gjendet në arrati, kanë falsifikuar dokumente dhe dyshohet se kanë arritur të tjetërsojnë një parcelë me sipërfaqe prej 9 (nëntë) hektarësh me vlerë të përafërt të tregut rreth 10,000,000.00 euro (dhjetë milion euro), me ç’rast të njëjtit pasi që kanë bartur pronat në emër të tyre i kanë parcelizuar dhe më pas i kanë shitur ato tek personat e tretë duke i mashtruar.”, ka njoftuar Policia.

Lexo edhe:  Reduktime të energjisë elektrike në këto vende

Ndryshe, kjo pronë iu është marrë palëve Nexhat dhe Gursel Sadiku, duke kaluar në emër tani të ndjerës Z.H. dhe më pas prona ka kaluar të djali i saj Ylber Hyseni, i cili edhe po hetohet, raporton Betimi për Drejtësi.