Këta janë të dyshuarit nga familja Zeqiri për vrasjen në tentativë në Fushë Kosovë

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, sidomos nga përleshjet e shumta, ku shpeshherë përdoren edhe mjete të forta, të mprehta e armë zjarri. Si pasojë e kësaj, në shumë raste viktimat kanë marrë edhe plagë fatale për jetën e tyre. Për një rast të tillë që ka ndodhur mbrëmë në Fushë Kosovë, janë arrestuar katër persona.

Sinjali mëson ekskluzivisht se të dyshuarit janë

  • Safet Zeqiri
  • Arbër Zeqiri
  • Granit Zeqiri

E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në rrugën ‘Naim Syla’, ku pas një konflikti verbal Arbër Zeqiri dyshohet se ka sulmuar fizikisht 33-vjeçarin, B.Sekiraqa, i cili ishte i shoqëruar nga vëllai i tij, Esat Sekiraqa. Si pasojë e sulmit, viktima ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është transferuar me urgjencë për në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovë.

Burimet brenda Emergjencës bëjnë me dije se i riu është dërguar atje në gjendje të rëndë si pasojë e goditjeve që ka marrë nga mjete që dyshohet te jenë të forta dhe të mprehta. Si pasojë e therjes që ka pësuar, ai është hospitalizuar në mjekim intensiv.

Lëndime mori edhe vëllai i 33-vjeçarit, i cili po ashtu ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital. Esat Sekiraqa, pas tretmanit mjekësor është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, pasi i njëjti është përfshirë në përleshje me anëtarët e familjes Zeqiri.

Në pranga kanë përfunduar edhe Safeti dhe djali i tij Graniti, ndërsa Arbër Zeqiri është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe nuk dihet ende vendndodhja e tij.

Me urdhër të prokurorit, rasti ndaj të dyshuarve Zeqiri është cilësuar ‘Vrasje në tentativë’, ndërsa Sekiraqa do të hetohet për veprën penale ‘Pjesëmarrje në rrahje’.

Lexo edhe:  Izraeli mohon sulmin në spital: Ja provat që raketat u lëshuan nga Rripi i Gazës

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.