Këta janë personat dhe ushqimi që dyshohet se mbyti mbrëmë qentë endacak në Mitrovicë

Një qytetar ka raportuar në “Jepi Zë” për ngordhjen edhe të katër qenve në veri të Mitrovicës.

Ai ka dërguar një video ku shihen dy persona teksa mbajnë një kese në duar, ndërsa ajo brenda ka ushqim që dyshohet se ka helmuar qentë.

Në adresë të “Jepi zë” janë dërguar foto të keses me ushqim, ku shihen pastaj edhe qentë e ngordhur.

Ndryshe edhe shumë qenë të ngordhur janë gjetur lokacione të ndryshme në jug dhe veri të Mitrovicës, pak kohë parë, shkruan Jepi zë.

Ky rast mund të paraqet rrezik edhe për qytetarët, pasi helmimi mund të shpërndahet tek qytetarët e pjesës jugore dhe atyre veriore./ Jepi zë

Kliko KËTU për ta parë videon

Lexo edhe:  “Ishin në lidhje, kosovari nuk e pranoi ndarjen”, detaje nga vrasja e shtatzënës në Itali