Këta janë katër anëtarët e familjes Kurteshi të arrestuar në Obiliq, e rrahën me mjete të forta një person

Përleshjet në të cilat përfshihen të rinjtë janë të shpeshta në vendin tonë, duke u rrezikuar edhe siguria publike.

Vazhdimisht raportohen incidente të tilla, që janë shndërruar në një dukuri shqetësues. Kështu ka ndodhur dje në Obiliq, ku katër persona kanë rrahur një tjetër.

Një mosmarrëveshje si pasojë e ngacmimeve mes fëmijëve të familjes së të dyshuarve dhe të viktimës ka eskaluar në dhunë fizike e përdorim të mjeteve të forta.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personat e përfshirë në rast janë Fuad Kurteshi, Avni Kurteshi, Naim Kurteshi dhe Shkelzen Kurteshi.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, ku janë sekuestruar mjetet si shufër druri, shufër metalike e lopatë.

Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarve t’u caktohet masa e ndalimit policor.

Të njëjtit do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’.

“Është raportuar për një rrahje me mjete të forta në mes të disa personave. Si pasojë e rrahjes një person mashkull kosovar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa katër të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”

Lexo edhe:  Ky është 28 vjeçari kosovar që u vra me thikë në Zvicër