Këta janë kamerierët dhe i dyshuari për drogë që u kapën pas aksionit si në filma në Prizren

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se tre zyrtarë policorë janë sulmuar sot në rrugën “Sheh Emini” në Prizren, teksa ishin në ndjekje të një personi i cili dyshohej se po përdonte substanca narkotike.

Tre zyrtarët policorë u sulmuan në një kafiteri në Prizren, pasi i dyshuari gjatë ikjes ishte futur në lokal dhe së bashku me punonjësit e lokalit më pas kanosën ata.

Si pasojë e kësaj, i dyshuari i kërkuar si dhe tre të dyshuarit e tjerë që sulmuan policët janë arrestuar.

Sinjali mëson se emrat e tre të dyshuarve janë Krenar Krasniqi, Kreshnik Krasniqi dhe Adem Shabanaj.

Ndërkohë Sinjali poashtu mëson se i dyshuari për përdorim të substancave narkotike është Lendrit Kryeziu.

Pas intervistimit, tre të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë ndërsa i dyshuari për posedim të substancave narkotike është liruar me procedurë të rregullt.

Lexo edhe:  Vazhdon të jetë në Turqi - kërkohen edhe 62 mijë euro për Llukman Ahmetin, mitrovicasin që u aksidentua duke shpërndarë pica