Këta janë dy të arrestuarit që u kapën me drogë në Prizren, njëri i dënuar për grabitje

Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike.

Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Për një rast të tillë, kanë rënë në pranga edhe dy persona në komunën e Prizrenit.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se të dyshuarit janë: Luan Bytyqi dhe Flamur Berisha.

Dyshja janë arrestuar nga Policia, pasi fillimisht kishin tentuar të ikin – por të njëjtit janë kapur pasi janë ndjekur nga njësiti i Antidrogës.

Pas kontrollit, siç mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali, Policia ka gjetur dhe sekuestruar pesë qese me drogë të llojit kokainë dhe mbi 20 paketime me kokainë.

Po ashtu Antidroga ka sekuestruar edhe një motoçikletë, dhe rreth 500 euro dhe disa thika.

Pas arrestimit, të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor, njëri prej tyre është dërguar në vuajtje të dënimit, pasi kërkohej për grabitje, ndërsa tjetri është ndaluar për 48 orë.

Lexo edhe:  Qytetarja në Drenas: E urrej Adelina Ismailin