Këta janë dy të arrestuarit për përleshjen në Lipjan, u kapën për parking

Problemi me parkimin e automjeteve në Prishtinë është një problem i kahmotshëm. Incidente të shumta eskalojnë në kanosje e përleshje si pasojë e mosmarrëveshjeve, për çka nevojitet edhe intervenimi i Policisë. Një rast i tillë ka ndodhur të dielën në Lipjan.

Dy persona po dyshohen se janë përfshirë në një konflikt verbal me njëri – tjetrin si pasojë e një mosmarrëveshje lidhur me parkimin e veturave, që eskaloi më pas në sulm.

Sinjali ka mësuar se dy personat që përfunduan në prangat e Policisë lidhur me këtë rast janë Shkumbin Kryeziu dhe Ismail Bleta – të cilët janë dërguar në mbajtje.

Pasi Policia ka intervenuar në vendin e ngjarjes, ka arritur t’i kap të dyshuarit, të cilët janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.

Hetimet për këtë rast kanë nisur në drejtim të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”, teksa veprimet tjera do të merren brenda afatit ligjor.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete dhe të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit  dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.”

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Hisen Berisha: Kurti ka sëmundje mendore, është diktator