Këta janë dy të arrestuarit për kurdisje të ndeshjeve, njëri trajner, tjetri refer
Drejtoria e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës ka zhvilluar një aksion në qytetin e Prizrenit.
Burime të “Indeksonline” bëjnë të ditur se bëhet fjalë për arrestime të dy personave të përfshirë në kurdisje të ndeshjeve.
Bëhet fjalë për Daut Mehmetin, referi i FIBA-së si dhe një trajner të basketbollit kosovar.
Policia ende nuk ka dal me një qëndrim rreth këtij aksioni.