Këta janë dy të arrestuarit për gjuajtjen me armë në Gjakovë – u kapën me dy rinj se frenuan vrullshëm

Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodh edhe sot në Gjakovë, në rrugën “Rexhep Tafa”. Për rastin Policia ka identifikuar të dyshuar të cilët i ka arrestuar.

Gazeta Sinjali mëson se të arrestuarit janë: Ramadan Morina dhe Ardit Morina.

Këta të fundit dyshohet se janë kapur me dy të rinj të cilët i kanë akuzuar se kanë frenuar vrullshëm para shtëpisë së familjes Morina.

I dyshuari Ramadan Morina, siç tregojnë burimet i ka goditur viktimat, ndërsa Ardit Morina, ka shtënë me armë në ajër.

Ardit Morina pas intervistimit nga Policia, me urdhër të Prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Lexo edhe:  32-vjeçarja i çon drogë familjarit të burgosur në Burgun e Dubravës, kapet në flagrancë dhe arrestohet