Këta janë dy të arrestuarit nga Antidroga në Prizren, kapen rreth gjysmë kg drogë

Njësia e Antidrogës ka zhvilluar sot një aksion në fshatin Bogoshefc të Prizrenit, që rezultoi me sekuestrimin e një sasie të drogës, si dhe prangosjen e personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme.

Hetimet ndaj të dyshuarve kanë nisur, ndërsa tashmë është zbuluar identiteti i tyre.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se dy të arrestuarit janë Asmir Demiri dhe Dardan Limani.

Bazuar në informacionet e para, pas kontrolleve të kryera nga ana e Policisë, është sekuestruar rreth gjysmë kilogrami susbtanca narkotike, të llojit marihuanë.

Gjatë bastisjeve, po ashtu është gjetur armë dhe municion, që janë sekuestruar në cilësi të provave.

Personat e dyshuar janë shoqëruar në Polici dhe ndaj tyre pritet të ndërmerren veprimet e nevojshme në koordinim me Prokurorin e Shtetit

Lexo edhe:  DASH: Radoiçiqi është kriminel që duhet të mbajë përgjegjësi