Këta janë dy mërgimtarët që paguan borxhet e gjithë fshatit

Dy emigrantë shqiptarë në SHBA kanë bërë një gjest shumë human, duke bërë xhiron e rrjetit. Bëhet fjalë për Alfred Përgjonin dhe Admir Lufi, të cilët kanë paguar të gjitha borxhet e dyqanit në fshatin e tyre të lindjes Luf në Pukë.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ata treguan si e morën këtë vendim pa e ditur shumën. “Ideja ishte e të dyve, unë ja propozova Admirin.

Në fakt kemi vite që kemi marrë pjesë në një fondacion që drejton bashkëudhëtari jonë Fran Gjoka. Me që është fshati nga ne vijmë dhe menduam t’i ndihmojmë, duke paguar të gjitha borxhet te që janë te i vetmi dyqan që është në fshat.

Kanë mbetur diku te rreth 40-50 familje aty”, tha Alfredi. “Ne jemi nga një fshat që i njohim të gjitha familjet e fshatit.

Megjithatë, vlen për tu vlerësuar shitësi, Vitor Ndocaj sepse nuk është e lehtë të japësh borxhe, kur e di që një person nuk ka për të të dhënë për ditë të tëra.

Edhe bashkë me mikun tim Alfredit vendosëm që të bëjmë diçka ndryshe nga ditët e tjera. Edhe vendosëm pa e ditur se sa është shuma, dërguam një mikun tonë dhe kemi marrë listën, edhe duke hapur fletoren, duke bërë llogaritë, i shlyem”, tha Admiri.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit nga sot deri me datën 1 Maj