Këta janë dhjetë personat që u bënë llom mes vete në Gjakovë, u futën në sherr për rrjete sociale

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një përleshje masive që ka ndodhur në qytetin e Gjakovës, ku dhjetë burra u rrahën keq mes vete. Të dyshuarit morën lëndime trupore dhe më pas përfunduan në pranga.

Sinjali ka siguruar listën me emrat e personave të përfshirë në rrahje, teksa njëri prej tyre dyshohet se ka shkrepur edhe armën.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas disa mosmarrëveshjeve në rrjete sociale, të dyshuarit kanë eskaluar në përleshje fizike, e madje i dyshuari Shehu ka shkrepur edhe armën.

Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që më pas janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit të dërgohen në mbajtje për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’, ndërsa Artan Shehu do të hetohet edhe për veprat penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Lucerni i Zvicrës do t’u japë secilit qytetar nga kaq franga, shkak kriza energjetike