Këta janë babë e bir që dyshohen për plagosjen e dy personave në Pejë, 45-vjeçari ende në arrati

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Ali Pashë Gucia’ në Pejë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri kanë mbetur të plagosur dy persona. Njëri prej të dyshuarve është arrestuar, ndërsa tjetri ka arritur që të arratiset nga vendi i ngjarjes.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se të dyshuarit janë babë e bir, Henri dhe David Deda.

Sipas informacioneve, Davidi ka rënë në prangat e Policisë dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa babai i tij, Henri, është arratisur.

Sinjali mëson se viktimat që mbetën të plagosur janë të moshës 26-vjeçare, teksa si pasojë e përleshjes kanë mbetur të lënduar edhe dy persona tjerë.

Njësitë policore kanë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vrasje në tentativë’ dhe i riu David Deda është dërguar në mbajtje.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Pamje dramatike: Kamionë e dhjetra vetura të KFOR-it nisen dejt veriut