Këta janë 6 të dyshuarit që po kërkohen nga Policia për krime lufte, publikohen fotot e tyre
Policia e Kosovës, janë duke kërkuar 6 të pandehur për veprën penale krime lufte kundër popullsisë civile.
Policia njoftojnë se Sektori për Hetimin e Krimeve të Luftës, bazuar në ligj publikon urdhër për shpalljen në kërkim të pandehurve.
Sipas forcave të rendit të pandehurit e lartcekur janë duke u kërkuar për veprën penale krime lufte kundër popullsisë civile.
Të kërkuar janë:
1.Aksiç (Voimir) Ćedomir, data e lindjes 10.05.1960.
2.Denic (Slobodan) Dragan, data e lindjes 10.12.1967.
3.Jovanoviç (Milan) Stojan, data e lindjes 14.10.1961.
4. Paunoviç (Slavujko) Goroljub, data e lindjes 07.05.1969.
5. Raçiç (Janko) Dejan, data e lindjes 10.12.1974.
6. Rajkoviç (Ivica ) Ljubiša, data e lindjes 07.12.1974.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët apo kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar të publikuar në këtë shpallje, të lajmërojë Policinë e Kosovës në telefon ose në stacionin më të afërt policor.






Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.