Këta janë 3 kosovarë që bën për spital një person duke e rrahur, vetëm se shkaktoi aksident

Aksidentet në trafik shpesh shkaktojnë edhe konflikte e mosmarrëveshje mes personave të përfshirë, që eskalojnë dhe përfundojnë me rrahje brutale.

Një rast i tillë ndodhi dje në rrugën “Besim Rexhepi” në Ferizaj, me ç’rast katër persona u arrestuan, tre prej të cilëve sulmuan brutalisht të dyshuarin tjetër, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë të ditur se katër të arrestuarit janë Naim Bajrami (shtetas i Maqedonisë së Veriut që ishte në njërën veturë dhe tre të dyshuarit Arif Muhaxheri, Flamur Muhaxheri dhe Valon Muhaxheri që ishin në veturën tjetër.

Siç mëson Sinjali, rasti ka ndodhur në orët e pasdites pasi dy veturat janë aksidentuar dhe shtetasi i Maqedonisë iku nga vendi i ngjarjes. Ky veprim mllefosi të dyshuarit në veturën tjetër, të cilët u vunë në ndjekje të të dyshuarit Bajrami, derisa arritën ta ndalin në rrugën “Besim Rexhepi”.

Tre të dyshuarit e rrahën keq atë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, për çka i njëjti u dërgua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim.

Për rastin është vënë në dijeni edhe Prokuroria, me ç’rast u mor vendim për ndalim prej 48 orësh ndaj katër të dyshuarve, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Lexo edhe:  “Duhet të vritet patjetër”, çka tha Nuredin Gashi për Albin Kurtin që i kushtoi me arrestim