Këta janë 180 studentët e Mitrovicës që fitojnë bursa nga Komuna

Komuna e Mitrovicës ka shpërndarë 180 bursa për studentët e qytetit të Mitrovicës.

Kështu ka njoftuar drejtori Gëzim Stavileci, duke e cilësuar si investim në të tashmen dhe në të ardhmen e Mitrovicës shpërndarjen e këtyre bursave, shkruan Jepi zë.

 

Postimi i plotë:

180 bursa për studentët e qytetit të Mitrovicës 👩‍🎓👨🏻‍🎓

Sot përfunduam punën e komisionit për shpërndarjen e bursave, falënderoj anëtarët e komisionit për punën dhe përkushtimin e treguar. Një vlerësim mbi bazën e meritokracisë shpërblen punën e studentëve të dalluar dhe motivon edhe studentët e tjerë që përmes punës dhe angazhimit gjithmonë do të jenë të vlerësuar. 🙌

Me propozimin e kryetarit të Komunës së Mitrovicës z. Bedri Hamza, 180 studentë të qytetit të Mitrovicës janë shpërblyer me bursë, duke përfshirë edhe studentët që të cilët janë nga komunitet pakicë.

Studentët ekselencë të qytetit të Mitrovicës çdo herë do ta kenë përkrahjen institucionale në rrugën e tyre akademike dhe profesionale deri sa nesër ata do jenë në shërbim të komunitetit në sfera të ndryshme.

Shpërndarja e 180 bursave është investim në të tashmen dhe të ardhmen e qytetit të Mitrovicës. ✅

#bashkëpërMitrovicën

Lexo edhe:  Superlajm: Mblidhen mbi 127 mijë euro për shërimin e minatorit Petrit Bajrami