Këshilltari amerikan i jep mbështetje të madhe Serbisë

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit Derek Chollet ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Zyrtari i lartë amerikan njoftoi përmes një postimi në Twitter se ky takim erdhi pas bisedës që u zhvillua në mes të sekretarit amerikan të Shtetit Anthony Blinken dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Konfirmuam miqësinë e kahershme mes SHBA-së dhe Serbisë dhe shprehëm mbështetjen tonë për angazhimin e Serbisë në dialogun me Kosovën dhe përpjekjet për promovimin e paqes dhe sigurisë më të madhe në rajon”, shkroi Chollet.

Lexo edhe:  Gjakovari rrah gruan në ditën e Vitit të Ri, përfundon në Polici