19 vjeçari nga Vushtrria tregohet brutal, e bën për spital një person – i hedh edhe sprej

Mbrëmë, rreth orës 21:00, Policia në Vushtrri ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penal “Lëndim i rëndë trupor.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshim të arsyeshme, ku pas një mosmarrëveshje i dyshuari ka sulmuar fizikisht dhe i ka hedhur sprej viktimës mashkull/ kosovar i cili ka kërkuar tretman mjekësor.

Në cilësi të provës materiale nga i dyshuari është sekuestruar një sprej që dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari në veprën penale.

Pas intervistimit, të dyshuarit D. M., 19 vjeçar, me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor.

Ndaj tij janë duke u zhvilluar hetime ne drejtim të veprave penale “lëndim i rëndë trupor “ dhe “ përdorim mjetit te rrezikshëm (sprejt).

Lexo edhe:  Arrestohet kosovari në Cyrih, tejkaloi shpejtësinë dhe nuk iu bind alarmeve të policisë