Kërset dajaku në Malishevë: Vëllezërit kapen me fqinjët për një kontest pronësor, rrihen 5 kundër 3

Konflikti për një kontest pronësor në Ploqicë të Malishevës, ka çuar në përleshje fizike mes tetë personave, fqinj mes vete, të cilët u rrahën 5 vs 3, vëllezërit në njërën anë dhe një burrë me dy djemtë e tij në anën tjetër.

Rasti ka ndodhur të mërkurën, në orët e mbrëmjes, kur palët e përfshira fillimisht patën një zënkë për shkak të mosmarrëveshjeve për një rrugë, që eskaloi në konflikt fizik, me ç’rast u rrahën me shqelma, grushte, e madje u gjuajtën edhe me gurë.

Për pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime më serioze, për çka u dërgua për trajtim mjekësor në spital, ndërkohë që Policia u mor me të dyshuarit e tjerë, që u shoqëruan në stacion policor për të dhënë deklaratat në lidhje me rastin.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh ndaj të dyshuarve të përfshirë në rast, të cilët do të hetohen për lëndim të lehtë trupor.

Lexo edhe:  13-vjeçari në Serbi ka sulmuar me thikë dhe sëpatë një grua dhe djalin e saj