Kërset dajaku mes kunatave në Rahovec, rrahen me shuplaka, ndërhyn policia

Çdo ditë në Policinë e Kosovës raportohen raste të dhunës në familje, ku kryesisht viktima janë gratë që pësojnë nga bashkëshortët e tyre. Por ndryshe ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, në rrugën “Avdullah Bugari” të Rahovecit. Këtë herë mësohet se në rast janë përfshirë dy kunata.

Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë të ditur se njëra prej tyre e ka denoncuar tjetrën për dhunë fizike pas një mosmarrëveshje të momentit.

Ngjarja ka ndodhur në orët e mesditës, kur e dyshuara L.M., si pasojë e një zënke në shtëpinë e tyre, ka sulmuar fizikisht kunatën e saj, duke e goditur me dorë, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime.

Përballë kësaj situate, viktima e ka raportuar kunatën në Polici, me ç’rast njësitet policore kanë shoqëruar palët në stacion, për t’i marrë deklaratat në lidhje me rastin.

Ndaj të dyshuarës, Prokuroria ka marrë vendim për nisjen e hetimeve për veprën penale “dhunë në familje”, kurse viktima është dërguar të familja e saj.

Lexo edhe:  Raportohet se është aksidentuar një kali në Pejë