Kërkohet paraburgim për zyrtarin policor që u arrestua në Prizren, këto janë 5 veprat penale për të cilat dyshohet

Gjatë mega aksionit të Policisë në bashkëpunim me Inspektoratin Policor kundër fajdes e bixhozit të kundërligjshëm në rajonin e Prizrenit ishte arrestuar edhe zyrtari policor i Drejtorisë Rajonale të Prizrenit Luan Bytyqi dhe 12 persona të tjerë.

Gazeta Sinjali mëson se ai dyshohet se ka kryer pesë vepra penale: fajde, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, sulm, detyrim dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Në mesin e personave që kanë qenë objekt hetimi dhe pritej të arrestohej ishte edhe zyrtari policor Luan Bytyqi.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Shira të rrëmbyeshëm e bubullima në Mekë e Medinë