Kërkohet paraburgim për shoferen që dyshohet se shkaktoi aksidentin ku vdiq 26-vjeçari në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka parashtruar kërkesë në Gjykatën kompetente për caktimin e masës së sigurisë ndaj Y.Berisha, e cila dyshohet se shkaktoi aksidentin e rëndë në rrugën ‘Agim Ramadani’, ku si pasojë humbi jetën 26-vjeçari, Shkumbin Hebibaj, raporton Gazeta Sinjali.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, ka bërë me dije se është kërkuar që Gjykata t’i caktojë masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh të dyshuarës.

“Është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit ndaj të dyshuarës”, ka thënë Ulaj.

Ndryshe, të ndjerit sot do t’i jepet lamtumira e fundit në orën 13:00 në varrezat e fshatit Baballoq të Deçanit.

Lexo edhe:  Momenti kur dorasi Granit Plava futet në restorantin ku u shtrua “darka me helm” për Liridona Ademajn