Kërkohej për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi, arrestohet 25-vjeçari në Kaçanik

Policia e Kosovës ka arrestuar 25-vjeçarin e dënuar me 12 muaj burgim për keqpërdorimin e fëmijëve në pornografi

Në njoftimin për media thuhet se ai ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.

“Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale: ‘‘“Keqpërdorim i fëmijëve ne pornografi ” me dënim burgimi prej dymbëdhjetë (12 ) muajve dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Kapen dy punëtorë të ‘ATC Grill’ në Fushë Kosovë: 17-vjeçari e ther me thikë kolegun