Kërkesa e shqiptarit nga Kosova që e bindi Aeroportin e Mynihut, ndryshohet harta

Në prillin e vitit të kaluar, një shqiptar nga Kosova i është drejtuar Aeroportit të Mynihut në Gjermani përmes një postimi në Twitter.

Jeton Rugova kishte publikuar një hartë nga Aeroporti i Mynihut ku Kosova ishte pjesë e Serbisë.

Duke i kujtuar aeroportit se Gjermania e ka njohur Kosovën dhe është përkrahëse e saj, u ka kërkuar që ta ndërrojnë atë hartë.

Nga profili zyrtar i Aeroportit i ishin përgjigjur kosovarit, duke i thënë se do ta trajtojnë këtë çështje.

“Faleminderit për sugjerimin. Ne do ta përcjellim kërkesën tënde në departamentin përkatës”.

Tani harta në Aeroportin e Mynihut është rregulluar, dhe Kosova aty është ndaras prej vendeve fqinje.

 

Lexo edhe:  Rrahje masive në Prishtinë, publikohen pamjet