Kërcet grushti në Rahovec, i riu e bën për spital viktimën – më pas arrestohet
Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit.
Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në Rahovec, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se viktima ka marrë lëndime trupore dhe si pasojë e kësaj është detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec.
Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin. E gjithë kjo dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një konflikti të mëhershëm verbal mes palëve të përfshira.
Me urdhër të prokurorit, 21-vjeçari është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.