10 plumba u gjuajtën tek hyrja e marketit Bamex, detaje çka ndodhi sonte në Tavnik të Mitrovicës

Para pak minutash ka ndodhur një gjuajtje me armë në Tavnik të Mitrovicës.

“Jepi zë” ka marrë vesh nga burime brenda Policisë se një i dyshuar ka gjuajtur me armë.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga gazeta, Policia ka rrethuar zonën me shirita.


Siç mësohet, 10 plumba janë gjuajtur tek hyrja e marketit Bamex.

Mësohet se personi ka gjuajtur me armë në ajër, dhe nuk raportohet për të lënduar apo dëme.

Policia ka identifikuar një person të dyshuar.

Lexo edhe:  Kishte blerë telefon në vlerë 900 euro, Policia ia konfiskon vushtrriasit pasi rezulton se ishte i vjedhur në Maqedoni