Kërcet grushti në lokalin ‘Mihanja’ në Gjakovë, tre persona e bëjnë për spital një 39-vjeçar

Mosmarrëveshjet  mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete.

Në një përleshje janë përfshirë edhe katër persona në lokalin ‘Mihanja’ në fshatin Damjan të Gjakovës, ku si pasojë një 39-vjeçar ka marrë lëndime trupore.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personat e përfshirë në rrahje kanë pasur një mosmarrëveshje mes vete më herët në Hugari.

Njësitë policore kanë intervenuar në vendngjarje, ku kanë arrestuar të dyshuarit, teksa viktima është dërguar në spital për tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, tre të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë dhe do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Lexo edhe:  Abdixhiku i drejtohet Kurtit: A je i vetëdijshëm çka po flet? A je mirë?