Kërcet grushti mes dy personave në Pejë, njëri përfundon në spital e tjetri në pranga
Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit.
Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete.
Një përleshje ka ndodhur edhe së fundi në Pejë, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 46-vjeçari ka marrë lëndime trupore si pasojë e dhunës dhe për këtë ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.
Ndërkohë i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.