Kërcet dajaku në Vlorë: Dy të rinj ua ngacmojnë gratë pushuesve
Një grup pushuesish janë përleshur fizikisht me njëri-tjetrin sot në Vlorë, ku pati edhe të gjakosur për shkak të sherrit me shqelma e grushte.
Mediat në Shqipëri raportojnë se shkak i këtij sherri janë bërë dy të rinj, që dyshohet se kanë ngacmuar dy gra. Këtë skenë e kanë parë bashkëshortët dhe familjarët të cilët kanë ndërhyrë dhe janë kapur me dy të rinjtë.
Konflikti ka shkuar aq keq sa është përdorur edhe forca fizike duke e grushtuar njëri-tjetrin, raporton Syri.net.
Për rastin është deklaruar edhe Policia në Shqipëri.
“Sot, në spitalin e Vlorës, janë paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasit A. B., 38 vjeç dhe K. A., 42 vjeç, të cilët dyshohet se janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me tre shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar, në plazhin e quajtur “Vega”, Vlorë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.”