Kërcet dajaku në një familje: 41-vjeçari rrah vëllain me ‘dana’ për shkak të fëmijëve

Një person nga fshati Begaj në komunën e Vushtrrisë, dje pasdite ka përfunduar në stacion policor.

Sinjali mëson se 41-vjeçarin e ka denoncuar në Polici vëllai i tij, i cili thotë se u sulmua fizikisht nga i dyshuari. Sipas 39-vjeçarit, pas një mosmarrëveshjeje për shkak të fmijëve, vëllai i tij e ka rrahur me ‘dana’ (pinca – mjet i punës).

Që të dy bashkë janë intervistuar në stacion policor, ku ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Sulm’.

Lexo edhe:  Vrasja e Liridona Ademajt, gjykata merr një vendim për Naim Murselin dhe dy të tjerët