Kërcet dajaku në Malishevë: Prona i bën pikë e pesë kushërinjtë, intervenon Policia
Telashet pronësore vazhdojnë të jenë të pranishme në të gjitha qytetet e vendit. Për pasojë qytetarët përfshihen në ngatërresa në mes vete të cilat eskalojnë në sharje, kërcënime, përleshje fizike e shpesh herë kanë përfunduar edhe tragjikisht.
Kështu ndodhi edhe në fshatin Bellanicë të Malishevës, ku një pronë u bë sebep që dy kushërinj të përleshen keq në mes vete.
Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur sot, ku pas telasheve te vazhdueshme me kontekste pronësore, dy të dyshuarit janë përfshirë në një përleshje fizike duke i shkaktuar lëndime trupore njëri-tjetrit.
Lidhur me rastin Policia e Kosovë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar të dyshuarit. Personat e përfshirë në rast janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ndaj tyre kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe të njëjtit janë ndaluar për 48 orë.